Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 24-vjeçari

Një 24-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, 13 mars në Tiranë.

Policia informon se ngjarja ka ndodhur në Kamzë.

Shtetasi D. P., 24 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë 24-vjeçari ka humbur jetën ndërsa F.P, 61 vjeç, pasagjer në makinë, ka mbetur i plagosur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A e aprovon Khloe të dashurin e ri të Kim?

Story i radhës

Shkup, gjoba për 217 shoferë

Të fundit nga