Aksident me dy të plagosur në Berat, Benzi përplaset fuqishëm me Range Rover-in

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Berat-Urë Vajgurore,në vendin e quajtur Kombinat.

Një mjet, tip Mercedez Benz me targa AA 779 HE ka goditur nga pas mjetin mjetin, tip Range Rover,me targa AA 444 VC.

Si pasojë e goditjes së fuqishme kanë mbetur të palgosur dy shtetas,shoferi dhe pasagjeri i mjetit tip Benz,ndërkohë që dëmet materiale janë të mëdha.

Të plagosurit janë dërguar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën,edhe pse kanë marrë shumë goditje në pjesë të ndryshme të trupit.

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të policisë rrugore,që po punojnë për kqyrjen e vendngjarjes dhe zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.

Paraprakisht mendohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë me të cilën ishte duke udhëtuar mjeti tip Benz dhe lagështirës në rrugë.

Mësohet se Benzi ka dashur të parakalojë por ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga prapa mjetin Range Rover.

Ngjarja paraprake

Qeveria franceze arsyeton vonesat në vaksinim

Ngjarja e ardhëshme

Disa truke se si ti shkëlqeni bizhutë e argjendta

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian