Aksident i shumëfishtë në Berat, një makinë merr përpara tre automjete

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur këtë të hënë në Berat.

Nga të dhënat e para, mësohet se një automjet që qarkullonte me shpejtësi, pasi ka goditur disa mjete që lëviznin në atë kohë në rrugë përpara tij, ka përfunduar i përplasur me betonin ndarës të rrugës. Në aksident janë përfshinë katër automjete.

Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por vetëm disa të lënduar lehtë, ndërkohë që të katër mjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale.

Përplasja e mjeteve shkaktoi bllokimin e qarkullimit për rreth 30-minuta, duke krijuar radhë të gjata makinash në të dyja krahët.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

A është fituar pasuria familjare e kandidates “së pavarur” për Shkupin, në mënyrë mashtruese dhe kriminale?

Ngjarja e ardhëshme

Banorët aludojnë se Semi e filloi konfliktin me Fifin si provokim

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian