Aksident i rëndë në rrugën Drenas-Komoran, ka të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën Drenas-Komoran, përkatësisht në fshatin Polac.

Në këtë aksident, mesohet se janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Si pasojë e kësaj përplasjeje, raportohet edhe për persona të lënduar, ndërkohë që media është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës.

Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkakun e këtij aksidenti.

Sipas statikave ditore të PK-së, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 33 aksidente trafiku, 12 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar.

Ngjarja paraprake

Një lajm i bukur për tifozët e West Hamit

Ngjarja e ardhëshme

Labinot Tahiri uron bashkëshorten me shkrimin më të ëmbël

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian