Aksident i frikshëm mes Mercedes

Aksident i frikshëm mes Mercedes dhe Williams, ndërpritet gara e Imola!

Në xhiron e 34-t është ndalur gara e Çmimit të Madh të Italisë në Formula 1, që po zhvillohet në pistën e Imola.

Një aksident mes makinës Mercedes të Valtteri Bottas dhe asaj Williams të George Russell ka sjellë ndërprerjen e garës.

Makinat kanë patur kontakt mes tyre, duke dalë jashtë pistës, e cila është mbushur me pjesët e të dyja makinave. Për fat, asnjë nga pilotët nuk ka pësuar dëmtime. Gara për momentin kryesohet nga Max Verstappen me Red Bull, ndjekur nga Charles Leclerc me Ferrari.

Makinat janë parkuar në bokse në pritje të rifillimit të garës, me Hamilton që ndodhet në vendin e 9-të, pasi doli jashtë piste dhe dëmtoi pjesën e përparme të makinës.

Ngjarja paraprake

‘Çarten shqipet’ në Evropë, Kasami shënon, Zhegrova asiston

Ngjarja e ardhëshme

Arbana Osmanit i zbërthehet këmisha në mes të emisionit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian