Ministria e Shëndetësisë ka thënë se aparati i ri për rrezatimin e pacientëve të sëmurë me kancer në Klinikën e Onkologjisë është në fazën finale të montimi mekanik.
Sipas ministrisë “me akseleratorin e ri, do të ulen ndjeshëm radhët e pritjes për radioterapinë, duke siguruar trajtimin me akseleratorë të avancuar të gjeneratës së fundit, ku fokusimi i rrezeve jonizuese në inde është i sigurt për organizimin dhe përmirëson cilësinë e trajtimit me radioterapi”.
Për këtë është njoftuar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili e ka vizituar këtë klinikë.
Sipas MSH-së, së shpejti do të instalohen softuerët dhe testimi dhe kalibrimi që të jetë në shërbim të pacienteve më herët sesa afatet e planifikuara.
Ky investim është në vlerë të 1 milion e 444 mijë eurove.