Ajvaz Berisha – trajner dhe luftëtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Të merresh me sporte luftarake në Kosovë gjatë viteve të 90-ta, ka qenë njësoj sikur të jesh në vijën e parë të frontit me regjimin kriminal serb.

Sportistët shqiptarë të Kosovës u përballen me kërcënime nga më të rënda, disa u rrahën dhe u arrestuan nga pushtuesi serb në periudhat e ndryshme (1991-1999).

Sportistët tanë asnjëherë nuk u dorëzuan para regjimit serb, por me këmbëngulësi dhe krenari vazhduan garat e Republikës së Kosovës, ashtu si munden në livadhe dhe fusha të improvizuara. 

Image

Ajvaz Berisha i takon Gjeneratës së Republikës. Ai nga periudha 1985 dhe deri në vitin 1992 ishte kryetrajner i klubit të karatesë Feronikeli nga Drenasi. 

Në vitet më të rënda, në kohën e pavarësimit të sportit të Kosovës (1991) nga ish jugosllav dhe ai i Serbisë, Berishën e gjen kryetrajner në KK Feronikeli.  

Ai ishte ndër të parët me Ali Latifin që kontriboi në pavarësimin e sportit të Kosovës. “Bashkë me Ali Latifin dhe Isak Latifin ishim të parë në pavarësimin e sportit (periudha e majit 1991)”, tregon Berisha. 

Ai e ka brezin e zi, shkalla VI DAN, është prof. Dr. i sporteve luftarake dhe me karate merret që nga viti 1979. Një fakt interesant, ai ka qenë kryetrajner në dy shkolla të karatesë në Gjermani në periudhën 1994-1997

Në fund të vitit 1997 kthehet në Kosovë dhe shkon në fshatin Obri të Drenicës, fillon t’i stërvitë jo vetëm të rinj e të reja (t’ia mëson artin luftarak), ku i kishte bërë të gatshëm për luftë, në fakt edhe vet iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). “Ndër të parët jam kthyer nga perëndimi, në atëkohë”, thotë Berisha.

Image

Ai ka qenë komandat “Tigri” i njësisë vëzhguese – diversante të Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së.  

Berisha asnjëherë nuk u ndal në shërbim të sportit dhe të shtetit të Kosovës. As kërcënimet e milicisë serbe nuk i linin përshtypje në vitet e 90-ta por me vendosmëri kreu misionin e tij në shërbim të atdheut.

Prof. Dr. Berisha dy mandate ka qenë dekan i fakultetit të edukimit fizik, një mandat anëtar i bordit të UP-së. Sportist dhe luftëtar i dalluar.

Sot është krenar që djemtë dhe vajzat tona lozin në stadiume dhe palestra sportive po ashtu garojnë në garat zyrtare ndërkombëtare, që kjo e drejtë iu mohua në vitet e 90-ta nga pushtuesit serb i dirigjuar nga kryekasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviqi.

Ngjarja paraprake

Sjelljet dhe veprimet që femrat i bëjnë, por nuk i thonë

Ngjarja e ardhëshme

Promovohet Portali i Partneritetit për Qeverisje të Hapur

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian