Ajsbergu që ishte për një kohë më i madhi në botë nuk është më

Ajsbergu që ishte për një kohë më i madhi në botë nuk është më.

A68, siç dihej, mbulonte një sipërfaqe prej gati 6,000 km katrorë kur u shkëput nga Antarktida në vitin 2017.

Kjo është si një vend i vogël; është e barabartë me një të katërtën e madhësisë së Uellsit.

Por satelitët tregojnë se “mega-icebergu” tani është zhdukur praktikisht, shkruan BBC.

Ai është thyer në fragmente të panumërta të vogla që Qendra Kombëtare e Akullit e SHBA-së thotë se nuk ia vlen më të gjurmohen.

A68 u nda nga rafti i akullit Larson C në buzë të gadishullit Antarktik, dhe për një vit nuk lëvizi.

Por pastaj filloi të lëvizë në veri me shpejtësi në rritje, duke u përballur me rryma të forta dhe erëra.

“Është e mahnitshme që A68 zgjati aq sa zgjati”, tha Adrian Luckman, nga Universiteti i Swansea, për BBC News, përcjell Telegrafi.

Nëse mendoni për raportin e trashësisë – është si katër copa letre A4 të vendosura njëra mbi tjetrën. Pra, kjo gjë ishte tepër fleksibile dhe e brishtë ndërsa lëvizte rreth oqeanit. Zgjati për vite me radhë ashtu. Por përfundimisht u prish në katër-pesë pjesë dhe pastaj ato u copëtuan gjithashtu”. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Tottenham Hotspur shkarkon Jose Mourinhon

Ngjarja e ardhëshme

​Nisin ndryshimet drastike për shkak të Superligës, vjen vendimi i fundit nga Man. United dhe Arsenali

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian