Ajo i zgjodhi emrin, Olta Gixhari prezanton për herë të parë të birin me Armina Mevlanin

Olta Gixhari udhëtoi për herë të parë para disa ditësh drejt Shqipërisë pas 1 viti mungesë. Me të mbërritur në Shqipëri, aktorja dha një intervistë për mikeshën e saj, Jonida Maliqin. E ftuar në emisionin “Jonida’s Room”, Olta zbuloi shumë detaje nga jeta e saj e re si nënë. Ndër të tjera ajo tregoi se ka qenë Armina Mevlani ajo që zgjodhi emrin për vogëlushin e saj, Amar.

Amar lindi me dy A tek këmbët e vockla, në taban. Postimi parë i Amarit në Instagram, që unë dhashë lajmin që lindi, ka dy A shumë të qarta. Kush ma tha mua emrin? Kam folur me mikeshat e mia dhe ju kam thënë më dërgoni lista ose emra që mendoni dhe një ndër to ishte Armina Mevlani. Armina ndër të tjerë emra, që më ka thënë, nuk më dha shumë emra, 4-5 emra më dha. Ajo ishte shumë tek emrat spanjollë dhe emri i fundit fare ishte Amar. Të nesërmen kthehem prapë po shihja Amar dhe i thashë partnerit tim mua më pëlqen shumë, kam gjithë natën që e mendoj është e çuditshme. U la me aq biseda dhe kalonin ditët e unë mbeta tek ky emër”, rrëfeu Olta.

Ndërkohë Armina sot është njohur për herë të parë me të voglin, që e pagëzoi me emrin Amar. Ajo ka publikuar në rrjete sociale disa foto të saj dhe është shprehur shumë e lumtur që më në fund është njohur me vogëlushin. Në imazhin e publikuar ajo shihet duke mbajtur Amar në krahë dhe është kujdesur që të mos e zbulojë portretin e tij.

“Amar nuk të heq nga mendja, është i përhumbur”, ka komentuar Olta në foton e Arminës dhe të birit.

Ndërkohë që blogeren e kanë komplimentuar të gjithë ndjekësit, të cilët shprehen se i shkon shumë një fëmijë në krahë dhe e urojnë që së shpejti të bëhet dhe ajo nënë.

Ngjarja paraprake

Premier League, arbitrat do të “paguajnë” për gabimet e tyre

Ngjarja e ardhëshme

Japonia kundër mbiemrit të vajzërisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian