Ajet Shosholli i pikëlluar: Kosova humbi një njeri që dha shumë

Selektori i parë i Kombëtares së Kosovës në vitin 1991, Ajet Shosholli, është thellë i pikëlluar me vdekjen e Agim Bytyçit, kryetar i parë i Federatës së Futbollit të Kosovës në vitin 1991. 

Shosholli së bashku me të ndjerin dhe mijëra sportistë e kishin nisur rrugëtimin e vështirët në ato vite, duke i rezistuar fuqishëm agresorit serb. 

“Sot ishte një lajm i hidhur për të gjithë opinionin futbolldashës, ndërroi jetë kryetari i parë i FFK-se z. Agim Bytyçi.
Z. Agim Bytyçi e udhëheqi FFK-në në ditët më të vështira, prej vitit 1991-1994 me guxim, urtësi dhe mençuri.

Me z. Agim Bytyçi, kishim një bashkëpunim të shkëlqyeshëm gjatë kësaj periode, ai si kryetar e unë si seleksionues i parë.
Pa dyshim qe futbolli i Kosovës, humbi një njeri që dha shumë për futbollin e Kosovës. 

Ngushëllime për të gjithë familjarët, miqtë dhe dashamirët e futbollit të Kosovës!”, shpreh ngushëllime Shosholli për familjen Bytyçi.

Ngjarja paraprake

U përkujtua mbledhja historike e Isniqit e 10 tetorit 1990

Ngjarja e ardhëshme

Kryemadhi: I patë sytë e Majkos? Opozita e bashkuar përballë Ramës dhe sektit të tij

të fundit nga