ajet shosholli i drejtohet live baton haxhiut dhe ia numeron kush je ti bre zoteri 66e76d66accb5

Ajet Shosholli i drejtohet live Baton Haxhiut dhe ia numëron: Kush je ti bre zotëri?

September 16, 2024
1 minut lexim

Trajneri i trajnerëve të Kosovës, Ajet Shosholli, selektori i parë i kombëtares së Kosovës gjatë periudhës 1991 – 1996, lidhet përmes viberit dhe e kritikon Baton Haxhiun, duke ia thënë live në emisionin “Dueli Sportiv” , kush je ti bre zotëri?

Shosholli e ka humbur durimin në lidhje me pavarësimin e futbollit të Kosovës në vitin 1991, ku sipas tij, Haxhiu ka thënë se bashkë me Bylbyl Sokolin e kanë formuar ligën e pavarur të futbollit të Kosovës.  

“Keni deklaruar se gjoja se ti je ai me Bylbylin (Bylbyli mundet me dëshmu aty) që keni formu ligën e pavarur të futbollit, kështu që ti me atë pavarësim nuk ke lidhje.

Nuk ke kurrfarë qasje atëkohë, prandaj nuk është mirë të thoni të pavërteta.

Sepse ti thua gjithashtu që ke qenë refer federativ, zotëri 65 vite jam me futboll, ti asnjëherë nuk ke qenë pjesë e futbollit të referëve federativë.

Atë e them me përgjegjësi të madhe.

Ti sillesh aty si ekspert i futbollit, dhe mban ligjërata si duhet të organizohet futbolli, kush je ti bre zotëri, mundesh lami tjera me fol, laminë e futbollit leja zotëri futbollistëve.

Nuk e di pse hynë në këtë lëmi që nuk ke bash lidhje me të”, i thotë Shosholli.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

me shume forca policore kane mberritur ne vendngjarje ku kishte te shtena armesh afer trumpit 66e768f1f1110
Story i mëparshëm

Më shumë forca policore kanë mbërritur në vendngjarje ku kishte të shtëna armësh afër Trumpit

5 vendet qe nuk duhet te kryeni kurre marredhenie intime ju rrezikojne seriozisht 66e76da2a776e
Story i radhës

5 vendet që nuk duhet të kryeni kurrë marrëdhënie intime, ju rrezikojnë seriozisht

Të fundit nga

ShkoLartë