Ahmeti: Të gjithë funksionarët në “skanerë”, të dihet pasuria e tyre para dhe pas futjes në politikë

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte gjatë takimit me qytetarët në Tetovë, tha se po mundohen të plotësojnë detyrat e shtëpisë, duke i pastruar gjithë nga korrupsioni me vetting.

“Kjo është një parafushatë për një fushatë që duhet ta materializojmë. Ne duhet të anëtarësohemi në BE, sepse ky anetarësim sjell të mira materiale, dobi per funksionalizim të shtetit, sepse pa i plotësuar detyrat e shtepisë, ne nuk mund të hymë në BE. Por cilat janë detyrat e shtëpisë? Sundimi i ligjit. Pse ne kërkojmë veting? Të futen në skaner të gjithë politikanë, giykatës, prokurorë, policë, kryetarë komunash… Si ka hyrë në politikë, si ka qenë statusi i tij, sa shtëpia i ka pasur, sa metra katror në Tetovë apo në Shkup para se të hyjë në politikë dhe pasi del ose është në politike?”, tha Ahmeti. /SHENJA/

Story i mëparshëm

Trajanov me kusht për zgjerimin e Qeverisë, BDI ka probleme dhe duhet ta paguajë çmimin

Story i radhës

NASA do të testojë raketën me energji bërthamore: Atronautët do të shkojnë më shpejt në Mars

Të fundit nga