Ahmeti: Nuk lejojmë tubime brenda shkollave

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar të martën se nuk do të lejojnë që tubimet me qytetarë në prag të zgjedhjeve lokale të mbahen brenda shkollave.

Këtë e ka bërë të ditur në Facebook, teksa ka thënë se drejtorët e shkollave dhe drejtoria e Arsimit kanë lajmëruar që kanë presion nga shtabet për t’i lejuar tubimet brenda në shkolla për shkak të shiut.

“Përgjigja është JO! Zgjedhjet po mbahen në kushte të jashtëzakonshme.

Sipas udhëzimeve çfarëdo grumbullimi i qytetarëve në hapësira të mbyllura duhet të kufizohet”.

“Nuk kemi kapacitete të zbatojmë strategji të lejimeve me vaksinim apo PCR. Por edhe më me rëndësi mësimi i fëmijëve po zhvillohet në ato hapësira gjatë ditës. Nuk duhet të rrezikojmë qoftë edhe një rast”, ka shkruar Ahmeti.

Më tej, ka thënë se meqenëse nuk është në garë, “besoj se hasim në mirëkuptim të partive që ky vendim strikt po zbatohet duke konsideruar vetëm shëndetin e qytetarëve”.

“Edhe më tutje tubimet në vende të hapura lejohen vetëm me masat e marra nga Qeveria. Sikurse edhe në zgjedhjet nacionale nuk do të hezitojmë në shqiptimin e dënimeve”.

Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen më 17 tetor.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Reja: Është e drejtë që ka entuziazëm

Ngjarja e ardhëshme

Gigi Hadid vesh xhaketë dhe pantallona me ngjyrë të gjelbër

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian