Ahmeti në “Klan Debat”: Në kontestin me Bullgarinë duhet ndihmë nga Brukseli dhe Uashingtoni

Në emisionin debativ Klan Debat në Klan Macedonia, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka folur edhe mbi rëndësinë e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian, duke thënë se zvaritja e procesit nuk është në të mirë të vendit dhe rajonit.

“Anëtarësimi i vendit në BE është domosdoshmëri. Është pritje ë gjithë qytetarëve të RMV-së. Çështjet paksa janë komplikuar në çështjen ë Bullgarisë. Unë kam qenë shumë optimist që në marrëveshjen për fqinjësi të mirë kam menduar që kjo çështje u përmbyll mirëpo nuk doli ashtu dhe kjo çështje është rihapur përsëri dhe i përngjan kutisë së pandorës. Sa më shumë që zgjatet më shumë rriten tensionet. Në këtë situat neve na duhet një ndihmë ë fortë nga Brukseli nga NATO dhe nga SHBA-të. Gjërat sa më shumë që shtyhen aq më shumë marrin karakter emocional. Aty ku fillon folklorizmi, ku fillon të trajtohet ë shkuara (historia) gjërat komplikohen”, ka vlerësuar kështu Ahmeti.

Ngjarja paraprake

AHMETI: Ribrendimi me Agjendën e gjelbër na çon më afër botës së fuqishme

Ngjarja e ardhëshme

Ndërtimet pa leje nuk kursejnë as kalanë e Krujës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian