Ahmeti: ‘Mali Sharr’ tashmë park kombëtar

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në kuadër të vizitës së Malit Sharr me rastin e shpalljes Park Kombëtar, ka thënë se miratimi i këtij vendimi është hap i rëndësishëm historik që do të kontribuojë në mbrojtjen e kësaj pasurie kombëtare, informon GAZETA.MK

Sipas Ahmetit me këtë vendim mundësohet krijimi i sistemit të menaxhimit të qëndrueshëm të zonës që është një thesar i biodiversitetit.

“Është një moment tepër i rëndësishëm për ne, me arritjen e shpalles së Malit Sharr si Park Kombëtar që sipas të gjitha studimeve kap një hapësirë prej 630 km2, do të thoja që është pasuria më e madhe kombëtare sepse e ardhmja e turizmit, e ardhmja e njerëzve është tek pasuritë natyrore. Ne të gjithë e dimë që e tërë shkenca, teknologjia shkon në drejtim të pakësimit të karburanteve, dhe të gjithë e dimë që e ardhmja është e ardhme e të së gjelbrës kështu që ne kemi fat dhe dhuratë prej Zotit që këtë pasuri kombëtare ta vëmë në shërbim të njerëzve, në shëbrim të rritjes së cilësisë së jetës”, deklaroi kryetari Ahmeti.

Ngjarja paraprake

BDI: Mali Sharr, park kombëtar, premtim i realizuar

Ngjarja e ardhëshme

Bllacianja, Aferdita Sahit Suka siguroi votat për Senat!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian