ahmeti kujton mujdin aliun 67fd71d170695

Ahmeti kujton Mujdin Aliun

April 14, 2025
1 minut lexim

Tetovë, 14 prill – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përms një postimi në profilin e tij në FB ka kujtuar 26 vjetorin e rënies heroike të Mujdin Aliut në Koshare duke theksuar se Mujdini u dallua si një luftëtar i vendosur, i edukuar me frymën kombëtare, i dashur për shokët dhe gjithmonë në ballë të detyrës. Në Betejën e Koshares, ai dhe shokët e tij i dhanë goditjen më të rëndë forcave okupatore, duke thyer kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë – një akt që do të mbetet përjetësisht në kujtesën historike të kombit tonë.

Sot, në 26-vjetorin e rënies heroike të Mujdin Aliut, përulemi me nderim dhe mirënjohje të thellë para figurës së tij dhe para të gjithë dëshmorëve të kombit.

Mujdini, hero i Kosovës dhe i kombit shqiptar, u rrit me ndjenjën e thellë të atdhedashurisë, të trashëguar brez pas brezi nga familja e tij. Qysh në rini, ai e kuptoi misionin e tij – të ishte në shërbim të lirisë. Siç dëshmon edhe babai i tij, Qerimi, ai kishte lënë shtëpinë me fjalët “po shkoj në punë”, por puna e tij ishte një mision i shenjtë – çlirimi i Kosovës.

Si pjesëtar i UÇK-së, Mujdini u dallua si një luftëtar i vendosur, i edukuar me frymën kombëtare, i dashur për shokët dhe gjithmonë në ballë të detyrës. Në Betejën e Koshares, ai dhe shokët e tij i dhanë goditjen më të rëndë forcave okupatore, duke thyer kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë – një akt që do të mbetet përjetësisht në kujtesën historike të kombit tonë.

Lavdi e përjetshme Mujdin Aliut! Lavdi të gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve!

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

mexhiti ash duhet ti sqaroje vetes se a do jete me vlen in ose do shkoje me bdi ne 67fd71ca375e0
Story i mëparshëm

Mexhiti: ASH duhet t’i sqarojë vetes se a do jetë me VLEN-in ose do shkojë me BDI-në

Screenshot 712
Story i radhës

Mexhiti në TV21: VLEN ka konstatuar se në rastin ALFA ka shkelje ligjore (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë