Ahmeti kërkon reagimin e popullit rus kundër Putinit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se duhet të mbyllet kontesti me Bullgarinë që të mund vendi të fillojë bisedimet me BE-në.

Ai tha se Evropa nuk  është e plotë pa Ballkanin Perëndimor dhe se integrimi i saj duhet të jetë prioritet i BE-së.

Ahmeti tha se kohë më parë ka theksuar se Ukraina nuk është larg dhe disa janë tallur me këto deklarata.

“Sot e gjithë bota është në pasiguri, ekonomia rrezikohet, jeta cenohet. Duke parë skenat trishtuese që la lufta, ndjehem i dëshpëruar nga mosreagimi i popullit rus ndaj krimeve dhe agresionit të paprovokuar dhe të paarsyeshëm rus në Ukrainë. Në këtë kontekst sot them dhe e përsërisë që Kosova nuk është problem vetëm bilateral por është çështje e stabiliteti, sigurisë dhe paqes në rajon, është pikë neuoralogjike e Evropës, prandaj njohja reciproke midis Serbisë dhe Kosovës, është zgjidhja e vetme e mundshme dhe e pranueshme”, tha Ali Ahmeti, raporton SHENJA.

Ai tha se agjenda e blertë është prioritet i mbarë botës demokratike, ngase nënkupton cilësi të jetës, ajër dhe ambient të pastër, shkolla, spitale cilësore, ekonomi konkurruese dhe zhvillim.

Story i mëparshëm

Saliba konfirmon rikthimin te Arsenali

Story i radhës

Kur bëhesh i rritur?

Të fundit nga