Ahmeti: Jam rritur në oda ku flitej për liri dhe jo për ujësjellës dhe kanalizime

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, gjatë pyetjes nëse ka vendlindja e tij probleme me ujësjellësin dhe kanalizimet, ai u përgjigj se personalisht është në oda ku është folur për liri dhe jo për ujësjellës dhe kanalizime.

“Unë jam rritur në oda ku nuk kam dëgjuar asnjëherë të jenë ankuar se nuk kanë pasur ujë dhe kanalizime. Por, kanë luftuar se nuk ka pasur liri. Kanë luftuar se iu është mohuar identiteti, sepse është nëpërkëmbur prej lloj-lloj pushtetesh. Zajazi sot ka ujësjellës si gjithë vendbanimet e tjera, Zajazi përfundimisht do fillojë ndërtimi I kanalizimeve, por çështje burokratike. Problem është dhe problemi i plehrave, por janë procese në zhvillim”, tha Ahmeti.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ahmeti: Në fund të qershorit do fillojë ndërtimi i Korridorit 8

Story i radhës

Ahmeti: Në këtë 20 vjetor të rinjtë festuan dhe ju kushtua atyre

Të fundit nga