Ahmeti inkurajon median që mos ta publikojnë burimin e informacionit

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas kërkesës së Policisë për shpalosje të burimit të informacionit nga ana e Gazetës “Insjaderi”.

Ahmeti ka thënë se inkurajon Insajderin që të mos bëjnë publike burimin në mënyrë që demokracisë së brishtë në vend t’i japin reagimin e duhur.

Postimi i tij i plotë:

Kur askush nuk e dinte se çka përmban kontrata e autostradës me Bechtel Enka dikush e ka dorëzu në mënyrë anonime kopjen e kontratës. Përkundër rreziqeve e rrethanave në një konferencë për media të Levizjes Vetëvendosje Besnik Bislimi dhe unë kemi publikuar atë kontratë, të cilësuar si fshehtësi zyrtare.

Edhe pse mendoj se e di kush na e ka dhënë në asnjë rrethanë nuk do të pranoja ta jap emrin sepse publikimi i kontratës ishte interes publik.

Në punën time si kryetar shumë shpesh mediat informojmë vetëm lajmet e këqija për komunën. Disa i kam konsideruar armike. Por, pjesë e demokracisë janë mediat e lira dhe ndjekja e interesit publik nga ana tyre pa marr parasysh sa dobëta e sa të kapura mund të jenë ato.

Meqë nuk përzihem as në punët e policisë e as të prokurorisë, së paku mund ti lus (ar)miqët e mi në insajder mos ta japin emrin e burimit të informatës. Jo pse e mbrojnë burimin e informatës në këtë rast por inkurajojnë rastet e tjera në të ardhmen. Jam i sigurt se kjo shoqëri e jona me demokraci të brishtë do ta ketë reagimin e duhur.

Ngjarja paraprake

Gjest fantastik i lojtarëve të Real Madrid

Ngjarja e ardhëshme

"Greqia nuk tregon respekt ndaj shtetasve me origjinë turke"

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian