Ahmeti do të merret në pyetje në PPTH

Shkup, 2 tetor 2020 (MIA) – Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sot duhet të paraqitet për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Ahmeti duhet të bëjë deklaratë në lidhje me rastin “Regjistrimi”, konfirmojnë për MIA-n nga PPTH.

Hetimi për çështjen “Regjistrimi” u hap nga ish PSP, dhe më pas u mor nga PPTH për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Rasti ka të bëjë me një regjistrim të dështuar të vitit 2011 të organizuar nga qeveritë e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Sipas PSP-së, me ndalimin e regjistrimit të popullsisë, Kryeministri i atëhershëm dhe lideri i VMRO-DPMNE, i cili tani është në arrati, Nikolla Gruevski dhe partneri i tij i koalicionit në qeveri Ali Ahmeti, i shkaktuan dëm Buxhetit në vlerë prej 2.8 milionë euro. ls/shk/

Ngjarja paraprake

Me masa dhe protokolle të veçanta, me sukses filloi viti i ri shkollor

Ngjarja e ardhëshme

Moti sot në vendin tonë

të fundit nga