Ahmataj: E kishim përgatitur ndeshjen për të fituar

Skënderbeu arriti të befasojë Bylisin në Ballsh dhe t’i marrë fitoren me rezultatin e pastër 0-2, ndërsa trajneri Julian Ahmataj pranoi për Supersport se e kishte përgatitur në këtë mënyrë ndeshjen dhe është i kënaqur që skuadra reagoi mirë në fushë.

Duket si një fitore e parashikuar, bazuar edhe te strategjia që përdorët…

E kishim ndërtuar ndeshjen në mënyrë të atillë që të kishim shumë futbollistë me tipare ofensive në fushë, duke marrë përsipër rrezikon, por për të zbritur shpejt në kundërsulm dhe për të vënë në rrezik kundërshtarin. Terreni nuk ishte në cilësinë e duhur dhe kjo ndikoi jo vetëm në lojën tonë, por duhet të tregojmë më shumë qetësi gjatë ndeshjes.

Sa e rëndësishme ishte pritja e penalltisë nga Dajsinani?
Ishte një moment shumë i rëndësishëm, pasi morali i skuadrës u rrit edhe më shumë, ashtu si edhe besimi për të dalë me sukses. Nga ana tjetër trondit moralin dhe besimin e kundërshtarit, ndaj mendoj se ishte vendimtare në fatin e lojës.

Sa e rëndësishme ishte kjo fitore për të ardhmen?

Shumë e rëndësishme, pasi do të na ndihmojë të rritim vetëbesimin dhe moralin e skuadrës. Jemi një ekip me djem të rinj, të cilët kanë nevojë për fitore e rezultate të mira, që të rriten sa më shumë.

Cilët janë liderët e Skënderbeut?
Boshti i skuadrës nuk është komplet i plotë, por kemi lojtarë si Meksi, Bicaj e Dajsinani, të cilët kanë luajtur edhe më herët në Superiore dhe e bëjnë rolin e liderit në dhomat e zhveshjes. Gjithsesi kemi shumë të rinj, që kanë nevojë për kohë për të ‘u shprehur më mirë, por për momentin duhet t’i falënderoj për sakrificën dhe punën me kokën ulur.

Ju bezdis ideja që opinioni e fut Skënderbeun te skuadrat që do të luftojnë për mbijetesë?

Unë jam mësuar të drejtoj skuadra për të cilat ndërtohet një opinion i tillë, por ne kemi punuar mirë dhe shpresojmë që të rritim akoma më shumë performancën, për t’u dalë kundër këtyre parashikimeve. Një skuadër nuk bie dhe nuk mbijeton në letër, por vetëm në fushën e lojës.

Ngjarja paraprake

Këto janë shenjat e horoskopit që ju xhelozojnë

Ngjarja e ardhëshme

Gurë ndaj qendrës shëndetësore në Elbasan, reagon Ogerta Manastirliu: Dënoj me forcë këtë akt të dhunshëm

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian