Agushi: Kemi dëshmuar se jemi një kockë e fortë

Pas përfundimit të xhiros së 17-të, të parafundit në Ligën e Parë të futsallit në Maqedoninë e Veriut, Futsall Shkupi vazhdon të kryesojë me rënditjen tabelare, me tre pikë më shumë së se rivalit i vetëm, KMF Proekt.

Në një periudhë ku ka mbetur vetëm edhe një xhiro deri në fund, ndeshja kundër KMF Shkëndija në Tetovë, do të jetë vendimtare për fatin e këtij sezoni, që në fund kampioni do të vendoset në fushë dhe jo në tavolinë.

Trajneri i Shkupit, që njëherësh vazhdon të ketë edhe rolin e futbollistit, Ferid Agushi, para takimit vendimtar të sezonit, shprehet se skuadra e tij me punë, përkushtim dhe disciplinë, ka dëshmuar se është më e mira në futsallin vendor.

“Futsall Shkupi këtë sezon ka dëshmuar dhe po dëshmon se kampion bëhesh në fushë dhe jo në tavolinë. Për dallim nga sezoni i kaluar, kemi freskuar dhe përforcuar ekipin, me të vetmin qëllim, arritjen e titullit kampion. Me punë, përkushtim dhe disiplinë në nivel, kemi dëshmuar se jemi një kockë e fortë dhe vështirë e kalueshme.

Marr parasysh që për fundjavë do të zhvillojmë ndeshjen e fundit kampionale, pas të cilës edhe shpresojmë të shpallemi kampion e të kthejmë titullin në Çair, më pas do të përqëndrohemi për takimet e kupës, ku do të takohemi edhe me liderin e ligës së dytë, KMF Kegi nga Velesi. Dua të potencoj që ne si klub jemi të gatshëm dhe dëshirojmë që prej sezonit të ardhshëm, liga e parë të ketë edhe fazën e plej offit, e të mos mbyllet kaq herët në muajin mars.

Rivaliteti dhe numri më i madh i skuadrave rivalizuese, na bën edhe neve edhe më të fortë, por duhet thënë që ne po dëshmojmë këtë sezon se kampion i vërtet bëhesh në fushë dhe jo në tavolinë, e ashtu do të ndodh këtë stinor”, – u shpreh trajneri Ferid Agushi për faqen zyrtare të Futsall Shkupi. Kujtojmë që Futsall Shkupi, pas 17 javëve të deritanishme dhe në vigjile të xhiros së fundit, prinë me rënditjen tabelare me 48 pikë, tri më shumë se KMF Proekt.

Ndeshjen e fundit këtë stinor Shkupi do ta luajë kundër KMF Shkëndijës në Tetovë gjatë fundjavës së ardhshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vjedhja e bankës, policia arreston 2 persona

Story i radhës

Si ta pengoni të dashurin për të mos ju tradhtuar

Të fundit nga