Agron Kuka: Distria e konfirmoj se jorastësisht është e para në ranglistën botërore 

Presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, nga Lisbona ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se është sukses i madh apo qershia mbi tortë për Kosovën, medalja e artë nga Kampionati Evropian, që po mbahet në Portugali.

Xhudisja Distria Krasniqi (-48 kg), tregoi luftë mjeshtërore deri në gjysmëfinale por në finale nuk u paraqit ukrainasja Daria Bilodid. 

Agron, Kosova flet shqip në Portugali, ju si president, si e vlerësoni të artën e Distrias, a e keni pritur dhe po ashtu ajo deri në finale i fiton të gjitha luftërat para kohe?

“Sot është dita e parë e Kampionatit Evropian që po mbahet këtu në Lisbonë dhe posa u krye finalja e Distrias, ku kundërshtarja e saj Daria Bilodid nuk u paraqit në arenë shkaku i një lëndimi qe kishe pësuar në gjysmëfinale.

Me këtë titull Distria e konfirmoj edhe një herë qe jorastësisht është e para në ranglistën botërore, shpresoj që Distria të ketë përformancë dhe sukses të përsëritur edhe në Lojërat Olimpike në Tokio”, tha Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ngjarja paraprake

Barcelona nis negociata me Messin

Ngjarja e ardhëshme

Harrojeni Gentën, motra e saj qenka “bombë’

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian