Agron Duka: Ishim të çorientuar për të bërë aleanca

Kreu i AAK, Agron Duka tregoi në Debat me Alba Alishanin disa nga arsyet e aleatëve të Partisë Demokratike për të mos u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Duke “fajësuar” përplasjet brenda PD, Duka shpjegoi se disa nga aleatët u gjetën të çorientuar dhe të pavendosur për të bërë aleanca dhe për të mbajtur anë mes dy palëve. Megjithatë, ai shtoi se ekziston mundësia për të mbështetur ndonjë kandidat në këto zgjedhje.

“Ishim të çorientuar për të bërë aleanca dhe të pavendosur. Duke qenë se nuk pretendojmë të fitojmë një bashki, bëmë thirrje për një kandidat të përbashkët, gjë që nuk u realizua. Mesa duket palët në PD janë në një gjendje që në këto zgjedhje të mos e ndihmojnë njëri tjetrin.

Atëherë ne menduam që ne të mos jemi palë në një grup nga PD, për të mos marrë anë se kush është PD e vërtetë. Në këtë gjendje të krijuar, me një gjendje të vështirë për opozitën, ndoshta mund të ndihmojmë një kandidat, duke parë sa pëlqehet nga qytetarët”, u shpreh Duka.

Për sa i përket garës në Durrës, ku Duka mendohet se ka dhe mbështetjen më të madhe, ai u shpreh se do të marrë vendimin e bazës së partisë së kë nga kandidaturat do të mbështesë mes Ardian Mukës dhe Luan Hotit.

“Jam i pavendosur. Por të jeni të sigurt që vota ime dhe e mbështetësve të mi do të shkojë për një nga kandidatët e opozitës. Duhet të vijë nga njerëzit që janë në bazë propozimi për të mbështetur një kandidaturë, duke gjykuar që ajo mund të fitojë. I njoh të dy kandidatët, kanë qenë në betejë elektorale. Kanë kohë që militojnë në PD. E kam të vështirë.

Por me mendimin e njerëzve do të zgjedhim një. Kandidaturat kanë rëndësi, por duke pasur parasysh që këto zgjedhje duan të tregojnë dhe mbështetjen te kandidati i djathtë. Janë munduar të gjejnë kandidatura të forta gjithandej. I kanë zgjedhur kandidaturat si asnjëherë tjetër, duke bërë luftë me njëri-tjetrin. PS është më komode, nuk i ka vënë rëndësi kandidaturave”, tha Duka.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Suspendohen disa lojtarë

Story i radhës

СОНК ќе инсистира на онлајн настава ако растат ковид-бројките, вели Неделков

Të fundit nga