Agnesa Vuthaj emocionon me fjalët për babain e ndjerë

Ish “Miss Kosova” dhe “Miss Albania”, Agnesa Vuthaj, pwrgjithësisht duket shumë e lumtur.

E, megjithatë, edhe Agnesa ka dhimbjen e saj, atë për humbjen e të atit.

Ja si e kujton Agnesa Vuthaj babain e ndjerë në 10 vjetorin e ikjes nga kjo botë.

“I dashur Babë, u largove nga kjo botë dhjetë vjet më parë, por asnjëherë nga jeta jonë.
Ishe një udhërrëfyes vlerash e idealesh, jo vetëm për familjen, por për të gjithë ata që patën rastin të të njohin përmes mësimeve tua, këshillave, vargjeve, odave të burrave, këngëve dhe aktivitetit për bashkimin e trojeve shqiptare.
Bashkë me Mamën e fëmijët, nipat e mbesat që po rriten çdo ditë e ata që erdhen në jetë pas teje, kujtojmë përherë buzëqeshjen e urtësinë tënde, fjalët tua që janë mësime jete edhe për ata!
Drita jote na ndriçon në çdo rrugëtim tonin e kujtimi për ty na e mbush shpirtin në çdo çast të jetës!
Të duam pafund ❤️”

Image

 

Ngjarja paraprake

Ukrainë vazhdon rritja në numrin e rasteve të COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Zbulohen probleme sigurie në dy prej shtojcave më popullore të WordPress

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian