​AGK dënon gjuhën sulmuese të kryeministrit Kurti ndaj mediave

min lexim

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon ashpër sulmin e fundit ndaj mediave sot nga kryeministri Albin Kurti.

Në reagimin e saj, AGK thotë se e sheh me shumë shqetësim një përpjekje të tillë të papranueshme për të minuar kredibilitetin e mediave në Kosovë pa fakte dhe argumente, duke hedhur akuza se “paguhen nga regjimet e kaluara” për kinse prodhimin e lajmeve të rreme për Byronë për Verifikim dhe Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme. 

AGK përkujton se në raportin e fundit të Reporterëve Pa Kufij, Kosova ka shënuar rënie drastike prej 19 vendesh sa i përket lirisë së shtypit, andaj i bën thirrje kryeministrit Kurti që të përmbahet nga fushata të tilla dhe nga paralajmërimet e tij politike për përndjekje dhe mësymje ndaj mediave e gazetarëve mbi aludime të pa argumentuara, gjë që e përkeqëson edhe më tej situatën sa i përket lirisë së medias dhe ambientit të të bërit gazetari. 

Problematizimi i çështjes së dezinformatave dhe lajmeve të rreme, për të cilat pretendon kryeministri Kurti, nuk bëhet në asnjë mënyrë duke cenuar rëndë dhe pa asnjë argument kredibilitetin e mediave, si një prej shtyllave më të rëndësishme të demokracisë në vend, përfundon reagimi i AGK-së.

Story i mëparshëm

Njerëzit vetëm tani po e mësojnë kuptimin e emrit skenik të Eminemit

Story i radhës

“E sulmuan dhe…” – policia tregon se si ka ndodhur sulmi ndaj Muhamed Sejdinit

Të fundit nga