Agjenti i titullarit të Inzaghit qetëson tifozët

Alessandro Bastoni është kthyer në një titullar fiks tek Interi, teksa numëron 14 ndeshje me kombëtaren e kaltër të Italisë.

Qendërmbrojtësi 23-vjeçar ka edhe dy vite kontratë me klubin zikaltër. Ndërkohë, për shërbimet e tij interesohen Tottenham dhe Manchester United.

Antonio Conte e cilëson si lojtarin perfekt për përforcimin e prapavijës. Interi e vlerëson rreth 50-55 milionë euro kartonin e Bastonit.

Agjenti i lojtarit italian, Tullio Tinti është takuar sot me drejtuesit e Interit. Pas bisedimeve ai foli për mediet, duke gëzuar trajnerin Simone Inzaghi dhe tifozët e Interit.

“Takimi shkoi mirë. Folëm për shumë gjëra, edhe për lojtarët e rinj. Bastoni do të qëndrojë tek Interi. Ai është i lumtur që luan me skuadrën zikaltër.

Unë i respektoj kontratat, por nëse dikush vendos të më telefonojë do të dëgjoj çfarë më propozojnë”, theksoi Tinti.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rama për Ahmetin: Është pionier i Ballkanit të Hapur!

Story i radhës

Gjesti i Fifit në koncert që u bë viral, këngëtarja këndon së bashku me një person me aftësi të kufizuara

Të fundit nga