Agjencia e OKB-së: Stafi i Çernobilit është lodhur fizikisht dhe mendërisht

1 minut lexim

Stafi i centralit bërthamor të Çernobilit në Ukrainë më nuk mund të kryejnë disa punë për shkak se “janë fizikisht me mendërisht të lodhur”, tha agjencia e Kombeve të Bashkuara që mbikëqyrë punën e centraleve bërthamore.

Përmes një postimi në Twitter, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, tha se stafi në këtë central ka punuar “pandërprerë” për pothuajse tri javë.

Në ditën e parë të nisjes së pushtimit të Ukrainës, forcat ruse morën nën kontroll këtë central bërthamor, ku më 1986 ka ndodhur katastrofa më e rëndë bërthamore në botë.

Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi po ashtu tha se stafi po përballet me një “situatë të rëndë” dhe shtoi se duhen të ndërmerren përpjekje “urgjente” që të garantohet siguria e ndërtesave bërthamore të Ukrainës.

Autoritetet ukrainase kanë shprehur shqetësime për pasoja të mundshme pas dëmtimeve në centralin bërthamor të Çernobilit, që janë shkaktuar gjatë luftimeve./REL

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

5 bestytnitë në shtatzëni që s’duhet t’i besoni më

Story i radhës

Stafi i Çernobilit ndalon riparimet dhe mirëmbajtjen e sigurisë për shkak të “lodhjes fizike dhe psikologjike”

Të fundit nga