Agim Musliu publikon një fotografi që paraqet aktivitetin kriminal: Nëse është realizuar nga amerikanët apo britanikët është perfekt!

Eksperti i sigurisë Agim Musliu ka publikuar një fotografi e cila sipas tij, paraqet aktivitetin kriminal e terrorist në barrikadat e veriut të Kosovës, ku shton se flet për operimin e inteligjencës ryse aty.

Ai thotë se regjistrimi i tyre është bë haptas përmes një vide, e cila ësht ëpublikuar nga mediat boshnjake, e që Musliu e ka publikuar fotografinë në fjalë.

Ai thotë se është publikuar edhe logoja e qendrës së spiunazhit rus në Nish të Serbisë.

Musliu tutje shkruan në një postim në Facebook për publikimin e kësaj videoje, ku shton se, “nëse inteligjenca e Kosovës apo e ndonjë shërbimi partner, veçmas  amerikanëve apo britanikëve e ka realizuar këtë, kjo është PERFEKT!”.

Postimi i plotë:

Kjo fotografi e nxjerrë nga videoja e paraqitur dje në media boshnjake, por që paraqet aktivitetin kriminal e terrorist në barrikadat e veriut të Republikës së Kosovës, flet më së miri për operimin e inteligjencës ruse aty.

Këta (rusët dhe serbët) e kanë bërë hapur regjistrimin e kësaj videoje, duke mos u frikësuar aspak për ekspozimin e logos së qendrës së spiunazhit rus në Nish të Serbisë (RSHC – Russian Serbian Humanitarian Center).

Për laikët, spiunazhi askund në botë nuk e hap ndonjë qendër dhe t’ia vë emrin “inteligjencë” ose “spiunaz”. Por, e fsheh aktivitetin e tij me forma të tjera. Në këtë rast, me “humanitar”.

Një gjë  nuk e kam të qartë! Si doli kjo video?

Serbët e mohuan këtë. Por, ata e kanë mohuar çdo gjë që e kanë bërë: Srebrenicën, Reçakun e shumë masakra të tjera. Madje vet i kanë bërë edhe vrasjet e fëmijëve të vet dhe këtë ua kanë mbeshur të tjerëve – Panda në Pejë.

Nëse inteligjenca e Kosovës apo e ndonjë shërbimi partner, veçmas  amerikanëve apo britanikëve e ka realizuar këtë, kjo është PERFEKT!

Megjithatë, një e di: videoja është realizuar nga njëri nga kriminelët aty në atë barrikadë, dhe ose ia ka shitur ndonjë shërbimi të inteligjencës, ose këtë të fundit, përmes sulmeve kibernetike e kanë nxjerrë nga smartphoni i kriminelit serb në barrikada.

Story i mëparshëm

Ja kush do të moderojë krah Arbana Osmanit në “Festivalin e Këngës”

Story i radhës

Osmani: RMV partnere e besueshme e komunitetit ndërkombëtar

Të fundit nga