Po të rrejnë ty, po na rrejnë neve dhe po e rrejnë vetën e tyre, po rrejnë pa turp, pa brengë, pa ndërgjegjeje!
Agimi i lirisë, disa po të RREJN o Agim! Ti e hoqe gurin në kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë ! Këtë fakt po e përmendin disa individ vetëm për poenë të tyre politike përfituese e në realitet po të njëjtit individ kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës nga barakat që ishin deri në prill të 1999 kur ne i rrënuam.
Po këta individ kanë ndërtuar objekte milionëshe, të betonuara dhe të fortifikuara mes Kosovës dhe Shqipërisë ku kemi kolona, kontrollime, burokraci, pritje kolonash të pa nevojshme në atë kufi që ti e hoqe, aty inkasohen dogana, s`ka lëvizje të lirë zë njerëzve e as te mallrave, as të ushtrisë e policisë, as të veteranëve të luftës!
Aty kemi kufi njëjtë sikur me Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi!
Agim unë nuk mundem me të rrejt, ende kemi kufi të vrazhdë mes nesh në çdo aspekt!
Agim Ramadani me bashkëluftëtarë
Agim, jemi larguar më shumë! Ne nga Kosova tani më nuk jemi as shqiptarë! Na kanë bërë vetëm Kosovar o Agim !
LAVDI VEPRES TËNDE , e po të them se ende shumë punë kemi që të zhduket vendi i ati kufiri që t`i e rrënove!