ageler nuk mund ta garantojme rrugen tuaj drejt be se sepse nuk jemi anetare e unionit 67b5d0c602139

Ageler: Nuk mund ta garantojmë rrugën tuaj drejt BE-së sepse nuk jemi anëtare e Unionit

February 19, 2025
1 minut lexim

Shkup, 19 shkurt – Uashingtoni nuk jep garanci për rrugën tuaj drejt Bashkimit Evropian, sepse ne nuk jemi anëtare e Unionit, porositi sot në Shkup ambasadorja amerikane Anxhela Ageler.

“Mendoj se për këtë zhvillohen dhe janë zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e lartë të BE-së, por më vjen mirë që kryeministri dhe anëtarët e Kabinetit të tij janë në Uashington. Fakti që ai është disa herë aty pasi e mori pozitën e tij si kryeministër, njëjtë si edhe shumë ministra të tjerë vetëm flet për afërsinë e marrëdhënieve tona dhe në shumë mënyra tregon se ne si SHBA dhe Maqedoni e Veriut mund të bashkëpunojmë. Pres që ai bashkëpunim të fuqizohet”, tha Ageleri në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve pas pranim-dorëzimit të automjetit operativ mobil të Kryqit të Kuq.

large

E pyetur se si do të reflektohet vendimi i presidentit Tramp për ngrirjen e programeve të USAID-it tha se ende nuk e di se si kjo do të ndikojë në mbështetjen e ardhshme amerikane të zhvillimit të vendit.

“Ky është proces i cili vijon dhe unë nuk e di si do të reflektojë në mbështetjen tonë të ardhshme në zhvillim. Megjithatë mundem publikisht dhe privatisht t’i them Qeverisë dhe partnerëve tanë se ne jemi këtu. SHBA-ja nuk po largohet dhe po bëjmë ngjarje fantastike partneriteti siç është kjo e sotmja me pranim-dorëzimin e automjetit special”, tha Ageler. f

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

presidenti i argjentines rrezikon shkarkimin pasi promovoi nje kriptomonedhe qe kolapsoi 67b5cee13d2af
Story i mëparshëm

Presidenti i Argjentinës rrezikon shkarkimin pasi promovoi një kriptomonedhë që kolapsoi

motorcikleta perplaset me automjetin ne durres plagoset drejtuesi 67b5d5aee5b2e
Story i radhës

Motorçikleta përplaset me automjetin në Durrës, plagoset drejtuesi

Të fundit nga

ShkoLartë