Afro 2 milionë viktima nga COVID-19 në botë

1 milion e 814 mijë e 649 persona raportohet se janë viktima të koronavirusit në të gjithë botën.

Sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info, 83 milionë e 178 mijë e 283 janë infektuar me këtë virus, ndërsa 58 milionë e 957 mijë e 940 persona janë shëruar nga ai.

22 milionë e 405 mijë e 694 raste janë aktive me COVID-19.

Amerika prinë me numrin më të madh të infektuarve me gjithsej 20 milionë e 216 mijë e 991 raste, pastaj India me 10 milionë e 267 mijë e 283 raste dhe Brazili me 7 milionë e 619 mijë e 970 raste.

106 mijë e 683 persona thuhet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të virusit.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 51 mijë e 144 raste nga 182 mijë e 329 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 332 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë shëruar 564 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 40.987 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.825.

/Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Vriten dy motra me armë zjarri në Tiranë

Ngjarja e ardhëshme

Shuma e parave që Kate Middleton ka shpenzuar në veshje gjatë vitit 2020

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian