Afrim Muçiqi: Djemtë e Kombëtares së Kosovës përpara, mos u dorëzoni para pensionistit! 

Të gjithë janë në pritje të ndeshjes Kosovë – Suedi, e cila zhvillohet sonte në orën 20.45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të  grupit B të kualifikueseve për Kampionatit Botëror 2022 në futboll.

Është sfida e parë për Kosovën, që djelmoshat tanë synojnë fitoren e parë dhe të tregojnë fuqinë e një kombëtare, që me të drejtë quhet Brazili i Ballkanit. 

Në kampin tonë është atmosferë e mirë dhe një motiv shtesë, të gjithë me bindje se pikët do të mbesin në kryeqytetin e Republikës së Kosovës. 

Image

Nënkryetari i klubit më të trofeshëm në vendin tonë, FC Prishtina, Afrim Muçiqi, njëherësh këngëtari i mirënjohur, ka një mesazh të qartë për djemtë tanë: “Djemtë e Kombëtares përpara, mos u dorëzoni para pensionistit”. 

“Duke i dëgjuar disa “analistë sportiv“ të futbollit, nganjëherë me duket se jemi duke i bërë dëm vetvetes edhe duke i dhënë publicitet kundërshtarit sidomos Ibrahimoviçit, i cili ka qenë një futbollist, tash është një pensionist, një 40-vjeçar dhe është kthyer në kombëtaren e suedeze.

Në vend që ne (është momenti) ta përkrahim kombëtaren tonë, ne i japim atij publicitet të tepruar, ndërsa i ofendojmë djemtë tanë.  

Kemi luajtur në rangje edhe më të larta, edhe kundër kombëtareve të madha, si Anglia, Kroacia etj. po ashtu kemi djem që luajnë në liga më të forta e evropiane, e kanë një bagazh dhe eksperiencë të madhe.

Ne duhet që i madh dhe i vogël ta përkrahim kombëtaren tonë, pikët dhe fitorja të mbesin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, nuk duhet të mendojmë që po na vjen Suedia dhe Ibrahimoviçi e të dorëzohemi para kohe, absolutisht jo”, thotë Muçiqi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ai më tej tha se Kosova ka lojtarë që luajnë në ligat më të forta evropiane, Itali, Gjermani, Francë etj.   

“Djemtë tanë janë të nivelit, botëror, si Milot Rashica, Vedat Muriqi, Arbër Zeneli, Mërgim Vojvoda (fatkeqësisht mungojnë Valon Berisha e Amir Rrahmani, për shkak të lëndimit) etj. që luajnë ligat më të forta të Evropës, ata duhet të frikësohen nga ne dhe jo ne nga ata. 

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nuk kanë kaluar mirë as kombëtaret me të forta se Suedia dhe lere më Suedia.
Para pensionistit duhet t’i jemi motiv shtesë, para injorancës së tij në aeroport, si në qytet dhe si në stërvitje. Ne jemi të fuqishëm dhe të përkushtuar drejt Kampionatet Botëror, forca Kosova. Pres fitore”, thotë Muçiqi.

Ngjarja paraprake

Rrokulliset vetura në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit, ka të lënduar (FOTO)

Ngjarja e ardhëshme

Shaqiri dërgon sinjal para ndeshjes

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian