Afrikë, tejkalon 1.48 milionë numri i rasteve me COVID-19

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.480.934 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 7.509 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.480.934 numrin e rasteve ndërsa me 217 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 35.729.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 16.667 ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5.914 dhe në Algjeri 2.152 vdekje.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 672.572 raste, Maroku me 121.183 dhe Egjipti me 103.079 raste.

Në Mauritius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv me COVID-19 ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më tani.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë ka arritur në 1.225.806.



. .

Ngjarja paraprake

Përse e sulmoi Barcelonën?

Ngjarja e ardhëshme

Limon dhe Selino – Kura Natyrale Që Ul Sheqerin Në Gjak

të fundit nga