Afrikë, shkon në mbi 2,04 milionë numri i të prekurve nga COVID-19

Në kontinentin e Afrikës ka arritur në 2.040.542 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), me 13.849 raste të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, me 273 vdekje të reja numri i viktimave ka arritur në 48.785.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 20.671 viktima, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.508 dhe në Marok 5.090.

Ndërkohë në Sejshelle dhe Eritrea nuk është raportuar asnjë vdekje me burim nga COVID-19. 

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 759.658 raste, e cila pasohet nga Maroku me 311.554 dhe Egjipti me 111.955 raste.

Deri më tani në Afrikë janë shëruar 1.720.252 persona të infektuar.



. .

Ngjarja paraprake

130 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 17 në gjendje më të rëndë

Ngjarja e ardhëshme

Ky është qyteti më i vizituar në botë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian