Afrikë, shkon në mbi 107 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka arritur në 4 milionë e 51 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i viktimave në gjithë kontinentin është rritur në 107.509.

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në mbarë kontinentin arrin në 3.618.536.

Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut, Marok, Tunizi, Egjipt, Etiopi dhe Nigeri. Ndërkohë më shumë vdekje janë regjistruar në Afrikën e Jugut dhe Egjipt.

Në kontinent vaksinimi masiv kundër virusit ka filluar në Afrikën e Jugut, Sudan, Angolë, Senegal, Egjipt, Algjeri, Ugandë, Togo, Ruandë, Marok, Bregu i Fildishtë, Sejshelle, Mozambik, Ganë, Mauritius, Guinenë Ekuatoriale, Malavi, Kenia dhe Zimbabve.



. .

Ngjarja paraprake

NAZIM BUSHI: PAQE PO, por përkulje para “branitellave” ASNJËHER

Ngjarja e ardhëshme

Mbahet gjyqi i dytë ndaj punonjëses iraniano-britanike

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian