Afrikë, numri i rasteve me COVID-19 shkon në mbi 1 milion e 545 mijë

Në kontinentin e Afrikës është rritur në mbi 1 milion e 545 mijë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin numri i rasteve është rritur në 1.545.109 ndërsa numri i viktimave shkon në 37.154.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 17.248 ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.010 dhe në Marok 2.439 vdekje.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 685.155 raste, Maroku me 140.024 dhe Egjipti me 104.035.

Në Mauritius nuk ka mbetur asnjë rast aktiv me COVID-19 ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më tani.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë ka arritur në 1.286.083.



. .

Ngjarja paraprake

PO! Këta ishin zagarët e  “Gardës Millosheviqiane” që vazhdojnë avazin me nuanca kriminale

Ngjarja e ardhëshme

Shpërthim lënde plasëse në një banesë në Fushë Krujë, disa të shoqëruar

të fundit nga