Afrikë, numri i rasteve me COVID-19 rritet në rreth 1 milion e 528 mijë

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.527.905 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin numri i rasteve është rritur në 1.527.905 ndërsa numri i viktimave arrin në 36.967.

Në kontinent vazhdojnë trajtimin 222.803 raste ndërsa 1.268.405 persona janë shëruar nga virusi.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 17.016 ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5.990 dhe në Marok 2.369 vdekje.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 682.215 raste, Maroku me 134.695 dhe Egjipti me 103.781.

Në Mauritius nuk ka mbetur asnjë rast aktiv me COVID-19 ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më tani.



. .

Ngjarja paraprake

Instagram etiketon mediat nën kontrollin shtetëror

Ngjarja e ardhëshme

Fasulja e Kuqe e Veriut – Vlerat Shëndetësore Të Bishtajores Laramane

të fundit nga