Afrikë, mbi 1.68 milionë raste me COVID-19

Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19 në kontinentin afrikan, janë konfirmuar gjithsej 1.685.455 raste me koronavirus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas portalit informativ “Worldometer”, i cili përpilon vazhdimisht të dhënat lidhur me COVID-19, të paktën 40.454 njerëz kanë vdekur si rezultat i infeksionit me koronavirus në vendet afrikane.

Në Afrikë, 1.384.275 njerëz janë shëruar nga fillimi i pandemisë së COVID-19.

Pandemia goditi më shumë Afrikën e Jugut, me 708.359 raste me koronavirus dhe 18.741 viktima.

Më pas vijon Maroku me 182.580 të infektuar dhe 3.079 vdekje dhe Egjipti ku janë konfirmuar 105.883 raste të infeksionit dhe 6.155 vdekje të shkaktuara nga koronavirusi.

Mauritiusi është një vend ku nuk ka raste aktive të infeksionit dhe vdekjet e shkaktuara nga infeksioni COVID-19 nuk janë regjistruar në Seychelles dhe Eritrea.

Koronavirusi në fund të vitit të kaluar u shfaq në qytetin kinez Wuhan ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 11 mars të këtij viti e shpalli pandemi globale COVID-19.



. .

Ngjarja paraprake

Ndjekësi e akuzon për vjedhje, Butrint Imeri i kthehet keq

Ngjarja e ardhëshme

Makineritë do të bëjnë gjysmën e punëve në 2025

të fundit nga