Afrikë e Jugut, Johannesburgu për herë të parë me kryebashkiak musliman

Thapelo Amad, një politikan nga Al Jama’ah, një parti e vogël muslimane, është emëruar kryebashkiak i Johannesburgut, metropolit më të madh të Afrikës së Jugut, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi kryebashkiaku Mpho Phalatse u shkarkua dje me një votë mosbesimi, Amad u zgjodh kryetar i qytetit prej 6 milionë banorësh në një votim në Këshillin e qytetit.

E njohur gjithashtu si partia e pakicës muslimane në vend, kandidati i Al Jama’ah, Amad u bë kryetari i parë musliman i Johanesburgut, metropolit më të madh të vendit.

Kongresi Kombëtar Afrikan (ANC) në pushtet dhe opozita kryesore Aleanca Demokratike (DA) kërkuan një koalicion me parti të tjera më të vogla pasi asnjëra parti nuk fitoi shumicën në Johannesburg në zgjedhjet lokale të nëntorit 2021 të Afrikës së Jugut.

Edhe pse muslimanët e Afrikës së Jugut përbëjnë më pak se 2 për qind të popullsisë së vendit, ata janë ekonomikisht dhe politikisht shumë me ndikim.

Al Jama’ah është një parti e vogël që fitoi 0.2 për qind të votave në mbarë vendin në zgjedhjet lokale të 2021. Vendi i fituar sot në komunën e qytetit të Johanesburgut është suksesi më i madh politik i partisë që u themelua në vitin 2007.

Thapelo Amad është një imam i cili u lind dhe u rrit në lagjen e njohur Soweto të njerëzve me ngjyrë, e cila njihet si zemra e Afrikës së Jugut.





Story i mëparshëm

Bangladesh, rreth 600 nxënës dhe studentë kanë kryer vetëvrasje vitin e kaluar

Story i radhës

Mickovski selam Ali Ahmetit me kallash

Të fundit nga