Afrikë, 238 të vdekur dhe mbi 12.400 raste të reja me COVID-19

Në kontinentin e Afrikës është rritur mbi 1 milion e 893 mijë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, me 12.490 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 1.893.619, ndërsa numri i viktimave me 238 vdekje të reja arrin në 45.433.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 19.809, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.272 dhe në Marok 4.368 vdekje.

Në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 737.278 raste e cila pasohet nga Maroku me 256.781 dhe Egjipti me 109.201 raste.

Deri më tani, janë shëruar 1.595.468 persona të infektuar.



. .

Ngjarja paraprake

A do ta respektojë Trump traditën me një fjalim ku të pranojë humbjen

Ngjarja e ardhëshme

306 shkelje për mosmbajtje të maskës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian