Maroku, befasia më e madhe e Kampionatit Botëror – Katari 2022, është eliminuar nga Kupa e Kombeve të Afrikës.
Afrika e Jugut ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Marokut, duke u kualifikuar në çerekfinale.
Në minutën e 57-të, Evidence Makgopa ka shënuar për 0:1.
Futbollisti Achraf Hakimi i Marokut dështoi nga penalltia në minutën e 84-të.
Hakimi goditi fuqishëm topi qëllon traversën e dëbohet jashtë vijës fundore.
Hakimi është figira tragjike për marokenët.
Fat i madh për Afrikën e Jugut.
Në minutën e 90+5, Teboho Mokoena vulosi fitoren me rezultat 2:0.
Ambrabat në minutën e 90+2 është ndëshkuar me karton duke e lënë me një lojtar me pak Marokun.
Në çerekfinale do të takohen Nigeria – Angola, Cape Verde – Afrika e Jugut, Mali – Bregu i Fildishtë dhe Republika Demokratike e Kongos – Guinea.