Afganistani, vriten 13 persona në një sulm me bombë

Të paktën 13 presona u vranë në një sulm me bombë në zonën Sar-i Pul në veri të Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e policisë në Sar-i Pul theksuan se bomba e aktivizuar, e cila ishte vendosur më herët në rrugë, shpërtheu kur në atë pjesë po kalonte autokolona ushtarake.

Dhjetë ushtarë dhe tre civilë u konfirmuan të vdekur. Zyrtarët gjithashtu thanë se tre ushtarë u plagosën.

Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, por zyrtarët besojnë se Talibanët qëndrojnë pas sulmit.



. .

Ngjarja paraprake

SPAK mbyll hetimet për kundërshtarët e Aldo Bares, ja se përse akuzohen

Ngjarja e ardhëshme

Mosmarrëveshjet Shkup-Sofje, Zaev paralajmëron se nuk do të “lëshohet pe”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian