Afganistani është vendi më vdekjeprurës për fëmijët në botë

Më shumë se 300 mijë fëmijë afganë po përpiqen të mbijetojnë në kushtet e akullta të dimrit pa veshje dhe ngrohje të përshtatshme dimërore, ka njoftuar shoqata “Save the Children”.

Konflikti i vazhdueshëm atje ka shkatërruar shumë shtëpi dhe ka detyruar mijëra fëmijë të kërkojnë strehim në kampe, tha organizata jofitimprurëse në një deklaratë, duke shtuar se “ata rrezikojnë uri, sëmundje, përfshirë covid-19, dhe madje edhe vdekje nga ngrirja”.

Chris Nyamandi, drejtori i degës lokale të organizatës jofitimprurëse “Save the Children” në Afganistan, tha se bora e hershme në veri të vendit kishte një efekt veçanërisht shkatërrues tek fëmijët.

“Më të prekshmit janë fëmijët, shkollat e të cilëve janë mbyllur për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit. Familjet e tyre nuk kanë para për t’i blerë rroba dhe këpucë dimri, kështu që ata janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi të ftohta”, tha ai.

Në fund të nëntorit, organizata publikoi të dhëna sipas të cilave më shumë se 26 mijë fëmijë u vranë dhe u plagosën në konfliktet në Afganistan nga viti 2005 në 2019. /REL

Ngjarja paraprake

Harrojeni mishin dhe sallatën ruse: 6 pjata për një super darkë më 31 dhjetor

Ngjarja e ardhëshme

Anëtarët e rinj të Kushtetueses, Meta: Mos u bëni vegla politike, do ishte në turpin tuaj

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian