Afganistan, vritet Al-Masri, një nga udhëheqësit e Al-Kaedës

Në një operacion në Afganistan është vrarë, Abu Muhsin Al-Masri, një nga udhëheqësit e organizatës terroriste Al-Kaeda, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria Kombëtare e Sigurisë së Afganistanit njoftoi se forcat e sigurisë zhvilluan një operacion kundër organizatës terroriste Al-Kaeda në provincën Ghazni.

“Në operacion është vrarë Abu Muhsin Al-Masri, një nga udhëheqësit e Al-Kaedës”, thuhet në deklaratën në të cilën theksohet se personi në fjalë ka qenë “numri dy i rrjetit të ashtuquajtur Gadishulli indian i organizatës”.



. .

Ngjarja paraprake

Arbana Osmani publikon foton e parë pas lindjes

Ngjarja e ardhëshme

Rita Ora kujton disa momente të verës, sot derisa në Londër po bie shi

të fundit nga