Afganistan, vriten 12 pjesëtarë të forcave të sigurisë në një sulm të Talibanëve

Të paktën 12 pjesetarë të forcave të sigurisë u vranë në një sulm vetëvrasës, i cili u mor përsipër nga Talibanët në Afganistanin lindor, njoftuan zyrtarët, raporton Anadolu Agency (AA).

Një Hummer i mbushur me eksploziv u fut brenda një postblloku para zyrës qeveritare në rrethin Sherzad të provincës Nangarhar, bëri të ditur zyra e guvernatorit në një deklaratë.

Një sulm tjetër u parandalua ndërsa forcat e sigurisë ndaluan një kamion të ngarkuar me eksploziv në zonë, shton deklarata.

Të paktën 12 pjesetarë të forcave të sigurisë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën, deklaroi për AA Ajmal Umar, nënkryetari i këshillit provincial.

Zëdhënësi i Talibanëve Zabihullah Mujahid tha se kryengritësit shënjestruan “një bastion të forcave qeveritare të përfshira në operacionet e sigurisë në provincë”.

Ai pretendoi se deri në 50 pjesëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë dhe janë plagosur në sulm.

Sulmi i përgjakshëm erdhi një ditë pasi Talibanët hodhën poshtë pohimin e Washingtonit se kryengritësit nuk po respektojnë angazhimet e tyre sipas marrëveshjes së paqes të arritur në shkurt të vitit 2020 duke vazhduar sulmet ndaj forcave të sigurisë dhe civilëve.

Një ditë më parë, Pentagoni theksoi se administrata e presidentit Joe Biden nuk do të angazhohet për një tërheqje të plotë të trupave nga Afganistani deri në maj të këtij viti sepse Talibanët po heqin dorë nga marrëveshja me SHBA-në.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se do të jetë “shumë e vështirë të shohim një rrugë specifike përpara për marrëveshjen e arritur” nëse Talibanët nuk mbajnë premtimin e tyre për heqjen dorë nga terrorizmi.



. .

Ngjarja paraprake

Gastronomët ankohen ndaj sjelljeve të policisë

Ngjarja e ardhëshme

U martua me Markun, Rudina fotografohet duke shëtitur me ish-bashkëshortin dhe vajzën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian