Së paku tre civilë kanë humbur jetën gjatë një sulmi me raketë në rajonin Gazna, në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se talebanët me raketë goditën një shtëpi në të cilën ishin civilë. Më tej theksuan se humbën jetën tre persona.
Talebanët ende nuk janë prononcuar lidhur me këto sulme.