Afganistan, 23 të vdekur në një sulm me autobombë

Të paktën 23 persona kanë humbur jetën dhe 16 janë plagosur në një sulm me autobombë në qytetin Ghazni të Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Guvernatorit në Ghazni, Vahidullah Jumazada, njoftoi se një sulm u krye me një makinë të ngarkuar me bombë pranë një ndërtese të sigurisë publike në qytetin Ghazni, raportoi kanali i lajmeve “Tolo News”.

Siç njoftohet më tej, sulmi është kryer me një automjet të blinduar të tipit Humvee, i cili ishte i mbushur plotësisht me eksploziv, ndërsa në ndërtesë kishte njësi të komandove.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin.



. .

Ngjarja paraprake

“Shkollëpaku ‘shkëlqen’ me injorancën e tij”- Vasili reagon pas gabimit të Ramës, me postimin në facebook

Ngjarja e ardhëshme

50 mësime që kam marrë në të 50-at e mia dhe që do të doja t’i kisha njohur që në moshën 25 vjeç

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian