Afganistan, 10 të vdekur në sulmin e talebanëve në një bazë ushtarake

Të paktën dhjetë roje sigurie janë vrarë në sulmin e talebanëve në një bazë ushtarake në provincën Zabul të Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë në Zabul, Muhammed Veyis Semim, u tha gazetarëve se militantët kryen një sulm të armatosur dhe me bombë në një bazë ushtarake në Holan Ribat.

Ai theksoi se përplasjet midis militantëve dhe forcave afgane të sigurisë në zonë kanë vazhduar.

Kryetari i Këshillit të qytetit Zabul, Ata Jan Haqbayan, tha se dhjetë roje sigurie u vranë në sulm.

Talebanët ende nuk janë prononcuar rreth sulmit.

Sulmet kanë vazhduar në Afganistan, megjithëse kohët e fundit janë bërë përpjekje të mëdha për rivendosjen e paqes dhe sigurisë në vend.

Më 24 prill është planifikuar një konferencë për paqen e cila do të zhvillohet në Stamboll me pjesëmarrjen e palëve kundërshtare me qëllim arritjen e paqes në Afganistan.



. .

Ngjarja paraprake

“Këngëtari shqiptar po vdes në burgun grek”, apeli i xhaxhait: E kanë dhunuar vazhdimisht, është në gjendje kritike

Ngjarja e ardhëshme

Turqia dhe Lituania do të mbajnë konsultime politike

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian