Afërdita Fazlija – trajnerja më e mirë për vitin 2020 në Kosovë

Afërdita Fazlija, selektore e Kombëtares së Kosovës, me vashat e saja i dha një imazh të shkëlqyeshëm Kosovës në rrafshin ndërkombëtar në vitin 2020. 

Ajo e drejtoi Kombëtaren tonë me sukses, si debutuese arritën 3 fitore, 1 barazim dhe pësuan 6 humbje, duke e zënë vendin e katërt me 10 pikë në Grupin A apo lanë pas vetes Turqinë me 5 pikë dhe Estoninë me 1.  

Një fitore me 2:0 kundër Turqisë në “Fadil Vokrri”, që ka përvojë të madhe, pastaj ndaj Estonisë me 2:1 në Tallin dhe 2:0 në Prishtinë, baras (0:0) në udhëtim me turqet, janë rezultatet që befasuan shumëkënd në Kontinentin e Vjetër. 

Ajo që mahniti të gjithë, Kosova la pas vetes 21 Kombëtare dhe secila me traditë më shumë se shteti ynë.

Afërditë Fazlija është trajnerja që la mbresa të pashlyeshme në vitin 2020, sepse të fitosh 10 pikë me një Kombëtare të re dhe të papërvojë, kjo është sikur ta fitosh grupin!

Fazlija tregoi kapacitetin e saj, të një trajnere që e njeh në thelb futbollin dhe që e ka mënyrën e saj të lojës që t’ju kundërvihet çdo rivales.  

Si Kombëtares debutuese, me 10 pikë të fituara, ky është më shumë se maksimumi dhe e bëjnë Afërditën trajneren më të mirë në Kosovë për vitin 2020.

Ngjarja paraprake

Kendall Jenner shëtit herët në mëngjes me një mashkull

Ngjarja e ardhëshme

Një civil azerbajxhanas humb jetën nga shpërthimi i minës armene

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian